Mbërrin në Bjellorusi ngarkesa e parë me armë bërthamore ruse, Putin: Më shumë dërgesa deri në fund të verës

16/06/2023 18:25

Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia ka dorëzuar armët e saj të para taktike bërthamore në Bjellorusi, tre muaj pasi shpalli planin që kërcënon të rrisë tensionet me SHBA-në dhe aleatët e saj për luftën në Ukrainë.

“Ngarkesat e para bërthamore u dorëzuan në territorin e Bjellorusisë. Por vetëm e para”, tha Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg të premten, duke paralajmëruar se nuk ka përfunduar këtu.

Kjo është pjesa e parë. Por deri në fund të verës, deri në fund të vitit do ta përfundojmë këtë punë”.

Moska kishte njoftuar që më herët planet për të instaluar disa armë bërthamore taktike në Bjellorusi nën kontrollin e saj. Kjo është e para hera e parë  – pas rënies së Bashkimit Sovjetik – që armë të tilla po transferohen jashtë territorit të Rusisë.

Disa ditë më parë, Putin komentoi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë po dërgonin armë në Ukrainë që synonin të gjunjëzonin Rusinë. Ndërsa sot, ai paralajmëroi për një rrezik real të përshkallëzimit të luftës. Sipas liderit rus, NATO mund të tërhiqet më tej në konflikt dhe nuk ka dyshim se tanket perëndimore tashmë po “digjen” në Ukrainë.

Bjellorusia, si Ukraina dhe Kazakistani, hoqi dorë nga arsenali i saj bërthamor në vitet 1990 në këmbim të garancive të sigurisë nga Rusia post-sovjetike dhe Perëndimi. Dorëzimi i armëve bërthamore ruse përbën këtë një ndryshim të rëndësishëm në politikën e saj të sigurisë.

Putin njoftoi për herë të parë transferimin në mars, duke theksuar se SHBA ka vendosur armë të ngjashme në Evropë. Ai tha më vonë se lëvizja do të bëhej vetëm kur të ishin përgatitur vendet e magazinimit, por me insistimin e diktatorit bjellorus Alexander Lukashenko se Bjellorusia ka “më shumë vende magazinimi sesa qen fshati”, procedura e dërgesës së parë tashmë ka përfunduar.

Moska thotë se do të mbajë kontrollin e raketave, të cilat janë taktike – jo armë strategjike me rreze më të gjatë veprimi. Rusia ka armë bërthamore në rajonin më perëndimor të Kaliningradit, duke vendosur Poloninë dhe shtetet baltike shumë brenda rrezes, megjithatë kjo nuk asnjë kërcënim të ri për vendet e NATO-s, thotë liderja e opozitës bjelloruse në mërgim, Svetlana Tikhanovskaya.

Bjellorusia është një nga aleatët më të afërt të Moskës, e cila ka ndihmuar Rusinë të niste agresionin e saj ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, duke i lejuar Kremlinit të hyjnë në vend nga Veriu.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA