Përplasja e një kamioni me autobusin me të cilin ata udhëtonin, i ka kushtuar jetën 15 personave në provincën kanadeze të Manitobës.
Autobusi po dërgonte një grup të moshuarish në një kazino, kur ndodhi ai që po përshkruhet si një aksidentet më të rënda rrugore në historinë e vendit.
Kreu i policisë në Manitoba, Rob Hill shpjegoi se autobusi po transportonte 25 persona dhe autoritetet në Manitoba dërguan të gjitha burimet e tyre në vendngjarje.
Kanalet televezive në Kanada transmetuan pamjet e mjetit të përfshirë nga flakët pranëe kamionit të dëmtuar në anë të rrugës. Përplasja ndodhi në një kryqëzim në Carberry, një qytet rreth 170 kilometra në perëndim të Manitobës.
“Lajmi nga Carberry është shumë tragjik. Ngushëllime për ata që kanë humbur të afërmit e tyre sot”, shkroi në Twitter Kryeministri i Kanadasë, Justin Trideau.
Një qendër për të ofruar mbështetje për familjet e viktimave është hapur në Kishën Luterane në Dauphin. Policia tha se udhëtarët në autobusin që ishte përplasur me kamionin ishin nga qyteti Dauphin dhe zonat përreth tij. Në ndër të viktimave, flamujt në ndërtesën e parlamentit të provincës Manitoba janë ulur në gjysmështizë.
Top Channel