Ekonomia gjermane drejt tkurrjes: E “gjunjëzoi” bllokimi i gazit rus

16/06/2023 08:28

Gjermania, motori ekonomik i Europës, po ndjen peshën e inflacionit të lartë, një ekonomie të dobët globale dhe normave të rritura të interesit.

Institucionet të rëndësishme hulumtuese parashikojnë një tkurrje të ekonomisë gjermane këtë vit. Produkti i brendshëm bruto pritet të bjerë me 0.3 për qind, sipas prognozës së Institutit për Ekonominë Botërore (IfW).

Edhe Instituti RWI me qendër në Essen e uli parashikimin e tij nga plus 0.2 në minus 0.3 përqind, ndërsa instituti DIW në Berlin pret një minus prej 0.2 përqind. E gjithë kjo kur qeveria federale po shpresonte për një rritje prej 0.4 për qind.

“Nisur nga kriza e rëndë dhe ndalimi i furnizimeve me naftë dhe gaz nga Rusia, ekonomia gjermane në fakt arriti një nivel përshtatjeje me rrethanat e reja. Por është e qartë se kriza energjetike ka lënë gjurmën e saj”, pohoi kreu i IfW-së, Moritz Schularick. Produkti i brendshëm bruto u tkurr në fund të vitit 2022 duke vazhduar edhe në tremujorin e parë të vitit 2023.

Gjermania – ekonomia më e madhe e Europës – është mbërthyer nga recesioni. Megjithatë, pavarësisht rënies ekonomike ekspertët e Institutit për Ekonominë Botërore presin që tregu i punës të mbetet i fuqishëm, ndërsa numri i personave të punësuar pritet të rritet me më shumë se 350,000 këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA