Emigrantët e shpëtuar nga anija e mbytur në Pylos janë nisur nga porti i Kalamatës për në strukturën e Malakasës.
Në objektin e Malakasës aktualisht po transportohen 68 persona, përfshirë disa të mitur të cilët fillimisht do të transportohen në Malakasë për të kryer procedurat e identifikimit dhe më pas do të transferohen në ambientet e të miturve.
Në të njëjtën kohë, të afërmit vijuan të vinin në portin e Kalamatës për të kërkuar të afërmit e tyre. Mes tyre ishte dhe Fardi, i cili qëndronte në kangjellat që ishin vendosur. Sapo pa vëllan e tij Mohamed, i cili u shpëtua nga rrënojat e anijes, u përpoq ta përqafonte nga gëzimi.
Me lot në sy dy vëllezërit prekën fytyrat e njëri-tjetrit dhe u përqafuan. Fardi, një refugjat sirian, erdhi nga Holanda për të kërkuar dhe gjetur vëllain e tij 18-vjeçar Mohamed, i cili ishte në bordin e varkës që po fundosej. Muhamedi ishte nisur nga Libia dhe destinacioni i tij përfundimtar ishte Italia. Ai kurrë nuk arriti atje, por u shpëtua nga tragjedia.
Top Channel