Gjykata e Posaçme ka vendosur arrest me burg për Sokol Idrizajn, ish-shoferin e Ardi Veliut dhe bashkëshortes së tij Elda Idrizaj, pasi dyshohen si anëtarë të një grupi kriminal.
I është komunikuar masa e arrestit edhe anëtarëve të tjerë si më poshtë: Dy vajzat e Sokol Idrizajt, njëra prej tyre në arrest shtëpie dhe tjetra në detyrim paraqitje, Vangjush Kashari biznesmen në shitjen e sendeve me vlere burg, Agustin Mesuli burg, Altin Doda burg, Florjan Bakri burg, Tomor Baruti burg, Gentian Aga burg, Aldi Shehi burg, Dejvi Skenderi detyrim paraqitje.
Këta shtetas dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashari që ka dyqanin qendror në Tiranë.
Në mënyrë paralele edhe në Francë është zhvilluar ky operacion, ku janë arrestuar dy persona që dyshohet se janë pjesë të këtij grupi.
Shumica e të dyshuarve janë anëtarë të një kompanie transporti ndërsa katër prej tyre ende nuk janë arrestuar dhe janë në kërkim.
Ka një sërë akuzash i kontrabandë e trafik i sendeve me vlerë dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Bëhet me dije se ky grup dhe dyshimet për të nisën në vitin 2019 kur autoritetet franceze referuan informacion konfidenciale palës shqiptare që një grup po bastiste banesa e merrte sende me vlerë, të cilat përmes një kompanie futeshin në portin e Durrësit ku dyshohet se ishin implikuar edhe punonjës të policisë së shtetit.
Top Channel