Të gjithë ata që mendonin se me mbarimin e mandatit si ambasadore të Yuri Kim, merrte fund marrëdhënia e saj me Shqipërinë, gabuan.

Në ditët e fundit të mandatit si ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim ka marrë një detyrë të re.

Në Departamentin Amerikan të Shetetit në Washington ajo do të mbajë detyrën e krye zëvendës ndihmës sekretares për Çështjet Evropiane, pra eprore e Gabriel Escobar.

Jim O’Brien, aktualisht është i ngarkuar me sanksionet ndaj individëve qe cenojnë politikat e sigurisë kombëtare amerikane kudo në botë.

Diplomatja Yuri Kim do të ushtrojë detyrën e re zyrtarisht nga data 10 korrik.

Ndërkohë pas largimit të ambasadores Kim diplomacinë amerikane në  Tiranë do ta përfaqësoj David J. Kostelancik i cili ka shërbyer edhe më parë si diplomat në vendin tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA