Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 35 vite burgim për Ludjan Zaimin, ish-efektivi i cili vrau kolegun e tij në ambientet e komisariatit nr 3 në Tiranë një vit më parë.
55-vjeçari Caush Saliasi, baba i 3 fëmijëve, u vra mbrëmjen e 23 majit të vitit të shkuar teksa po merrte turnin e III-të në patrullën e përgjithshme të komisariatit nr 3.
Telefonatën e fundit e pati me të birin në Angli të cilit i tha se po niste punën dhe nuk muk të vazhdonte më bisedën. Pas kësaj telefonate kaluan vetëm pak minuta dhe të shtënat me armë zjarri nga dora e kolegut të tij 25-vjeçar, Ludian Zaimi i morën jetën. Shkak për ngjarjen dyshohet të ishte një konflikt për motive banale i nisur së fundmi mes tyre.
Ludian Zaimi dhe Çaush Saliasi kishin më shumë se një vit që punonin së bashku. Njohja e tyre ishte edhe më e hershme sepse ishin të 2 me origjinë nga Skrapari. Për konfliktin e nisur mes tyre asnjëri nuk kishte komunikuar as me eprorët në komisariat as në drejtorinë e policisë së Tiranës.
Top Channel