Gjykata e Posaçme ka dënuar me 30 vite 6 të akuzuarit, pasi vidhnin automjete në Kosovë dhe i tregtonin në Shqipëri.
Mes personave të përfshirë rezultojnë edhe 3 ish-efektivë të Policisë së Shtetit. Për drejtuesin e grupit, Selaudin Shahini, GJKKO dha 7 vite e 4 muaj.
Sipas hetimeve, Shahini duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe shoqërore në Kosovë, kishte krijuar një rrjet personash që trafikonin mjete në vendin tonë.
Për ish-punonjësen e policisë Vojsava Doda, gjykata dha 5.4 vite burg, ndërsa për ish-kolegun e saj Endi Ahmetaj, gjykata ndryshoj akuzën nga trafikim i mjeteve në shpërdorim detyre dhe e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg.
Ndërsa për efektivin tjetër Ftari Braha, gjykata e dënoi atë me 6 mua burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Hetimet nisën shkurtin e kaluar, ndërsa Vojsava Doda që mbante detyrën e punonjëses së forcave operacionale në policinë e Tiranës, prezantohej si agjente vëzhgimi në momentin që paraqitej me një mjet të vjedhur në pikën e kalimit kufitar.
Me argumentin se ishte në operacion dhe në kushte urgjence, punonjësit e pikës kufitare nuk duhet të regjistronin hyrje daljet e saj.
Top Channel