Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhje në Tiranë.
Në 12 qershor dyshohet se këta tre persona banues në Tiranë, kanë vjedhur në një subjekt privat për tregtimin e pijeve alkoolike, një kasafortë, një aparat celular dhe dy njësi qendrore. Më pas, ata e kanë hedhur kasafortën e vjedhur, në liqenin artificial të Tiranës.
Si rezultat i këtij operacioni të koduar “Liqeni”, janë arrestuar Leart Sinaj 19 vjeç dhe Besnik Muçaj 24 vjeç, ndërsa A. D., 53 vjeç vazhdon të jetë në kërkim nga policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta e vjedhur, aparati celular i vjedhur dhe mjete (çekiç, levë) me të cilat autorët e dyshuar kanë realizuar vjedhjen.
Vijon puna për kapjen e 53-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të kësaj vjedhjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel