Spiropali e replikoi, Berisha: T’i japë fustanin e vet Ramës, flet në emër të tij si të ishte papagall

15/06/2023 14:36

Epitetet dhe ironitë e demokratit Sali Berisha, nuk kanë munguar as këtë seancë plenare në Kuvend. 

Pas replikave të Spiropalit, Berisha e ka quajtur ministren papagallë të Ramës dhe i ka sugjeruar asaj tij japë fustanin Ramës pasi sipas tij, ajo flet gjithmonë në emrin e kryeministrit kur ai nuk është prezent.

Berisha akuzoi kryetaren e Kuvendit Lindita Nukollën për shkele të rregullores, duke thënë se ajo lejon anëtarët e qeverisë të flasin në emër të të tjerëve.

“Do të them një gjë ju zonja kryetare që drejtoni këtë kuvend në kundërshtim me rregulloren. Nëse ti lejon të përgjigjet për kryeministrin një person që nuk quhet Edi Rama ke shkel me një akt të servilizmit total rregulloren. Unë shoh mjerimin e Edi Ramës se kush e mbron atë, ti je bërë shkak për konflikt e do të bëhesh më shumë nëse nuk zbaton rregulloren. Asnjë njeri nuk ka të drejtë të flasë në emër të një tjetri ndaj më mirë t’i japë fustanin e vet Edi Ramës, ç’është kjo menjëherë sa flas unë ajo ngrihet si të jetë papagall i Ramës, më thoni ju mua e njeh rregullorja papagallin apo nuk e njeh. Problemi që diskutohet sot është i lidhur me aferën e inceneratorëve, shqiptarët duhet ta dinë se në vitin 2012-13 u shpenzuan 4 mln euro të taksapaguesve europianë. Edi Rama në vend që t zbatonte këtë strategji që rikthehet tani me këtë ligj shkelmoi atë dhe më urgjencë solli e firmosi kontratat korruptive për inceneratorët. E filloi me Elbasanin duke firmosur për 24 orë 17 akte administrative, rekord në historinë e këtij vendi.”- tha Berisha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA