Shtyhet seanca në GJK për Parkun e Butrinit, Zhupa: Sot prisnim vendimin, janë konstatuar 13 shkelje

15/06/2023 10:27

Pas padisë së deputetëve të opozitës, këtë të enjte ishte parashikuar të mbahej seanca e parë në Gjykatën Kushtetuese për Parkun e Butrintit.

Seanca u shty për shkak se Gjykata kërkon autorizim nga 36 deputetët nismëtarë të kësaj padie.

Në një prononcim për mediat para nisjes së seancës, deputetja e PD-së Ina Zhula tha se pret nga Gjykata që të japë një vendim për të mbrojtur identitetin kombëtar, pasi janë konstatuar 13 shkelje.

“Do të përfaqësohemi nga zonja Metaliaj dhe zoti Spaho, ku do të paraqesin padinë e 36 deputetëve të opozitës për parkun e Butrinti. Uroj që palët të jenë prezentë dhe ministrja Margariti, që ta mbrojë dhe koncesionin e saj. Uroj që të jenë prezentë dy Ceot e fondacionit amerikan-shqiptare. uroj që të jenë këtu që të thonë tezat dhe faktet e tyre, që të përballemi me argumente. Janë 13 shkelje me vendim gjykate, të konventave ndërkombëtare, asaj të Parisit dhe të Kartës së Qeverisjes vendore. Sot nisim me besimin e plotë se Gjykata Kushtetuese do të japë verdiktin për të mbrojtur identitetin kombëtar.”, tha Zhupa para Gjykatës.

Seanca e radhës do të mbahet më 11 korrik në orën 10:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA