Shiste kokainë në një tabakino, vihet në pranga punonjësi 33-vjeç në Dhërmi/ Pronari nën hetim

15/06/2023 09:21

Një 33-vjeçar në Dhërmi është vënë në pranga pasi u kap duke shitur kokainë në një tabakino.

Ai ishte punësuar në mënyrë të paligjshme nga pronari i tabakinos dhe dyshohet se shiste edhe mallra të kontrabanduara.

Gjatë kontrollit fizik të F. Gj. i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje dhe një mjet prerës thikë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të subjektit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 18 paketa me cigare pa pullë fiskale, 3 650 euro dhe 154 200 lekë të reja.

33-vjeçari, F. Gj. akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”, ndërsa pronari i tabakinos A. A., 53 vjeç, po hetohet në gjendje të lirë për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 33-vjeçari, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza dhe i shiste ato në subjektin ku ishte i punësuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA