Rusia në prag të ndërprerjes së marrëdhënive me Otavën, thërret diplomatin kanadez për konfiskimin e avionit

15/06/2023 17:35

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thirrur një diplomat kanadez në Moskë në shenjë proteste për konfiskimin e një avioni Antonov në Toronto, duke paralajmëruar se marrëdhëniet ruso-kanadeze janë në “prag të ndërprerjes”.

Kanadaja urdhëroi të shtunën sekuestrimin e një avioni ngarkesash të regjistruar rus Antonov-124 në aeroportin e Torontos. Sekuestrimi i parë i aseteve ruse synon të ushtrojë presion mbi Moskën për pushtimin në Ukrainë.

Kanadaja njoftoi sekuestrimin e avionit ndërsa kryeministri Justin Trudeau ndodhej në një vizitë në Kiev, ku njoftoi 500 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën.

Sipas një deklarate të ministrisë së Jashtme, Rusia i tha  nënkryetarit të ambasadës së Kanadasë në Moskë, Brian Ebel, se e shihte sekuestrimin e avionit si “vjedhje cinike”.

“Politika rusofobike e Kanadasë do të sjellë pasojat më serioze për marrëdhëniet ruso-kanadeze, të cilat janë në prag të ndërprerjes për fajin e administratës Trudeau”, thuhet në deklaratën e ministrisë ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA