Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter tha se KFOR-i nuk do të dalë në konkluzione për vendndodhjen e tre policëve kosovarë, të cilët u rrëmbyen nga forcat speciale serbe.
Rama tha se pavarësisht pretendimeve për vendndodhjen ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi dhe shtoi se që prej ditës së djeshme janë të fokusuar 100% te lirimi i tyre.
Sipas tij nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri. Ndërsea prioritet mbetet de-eskalimi dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.
“1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.
2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!
3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!
4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!
5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë”
Top Channel