Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj do të marrë pjesë më 16 qershor në edicionin e tretë të Forumit të Prespës për Dialogun, që organizohet në qytetin e Strugës.
Ky edicion përkon me 5-vjetorin e arritjes së marrëveshjes historike midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në Prespë, më 17 qershor 2018, marrëveshje e cila i hapi rrugën anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Me këtë rast, Presidenti Begaj, është i ftuar të marrë pjesë në panelin e kryesuar nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski, e ku do të marrin pjesë gjithtashtu, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, si dhe Presidentët e Kroacisë e të Malit të Zi, respektivisht z. Zoran Milanoviç dhe z. Jakov Milatoviç.
Tema e këtij paneli është: Paqja dhe demokracia kundrejt luftës dhe autokracisë/
Top Channel