Boris Johnson e gënjeu me vetëdije të plotë Parlamentin për shkeljet gjatë karantinës së koronavirusit.

Raporti i paprecedent dhe jashtëzakonisht dëmtues i komisionit parlamentar mbi të ashtëquajturën “Partygate” fshikullon ashpër sjelljen e ish kryeministrit britanik dhe rekomandon që atij t’i refuzohet leja për të hyrë në Kuvend.

Johnson akuzohet praktikisht për përbuzje të parlamentit, të cilin e pati siguruar pas skandalit të festive të paligjshme në Downing Street se se rregullat ndiqeshin në çdo kohë.

Raporti i Komitetit të Privilegjeve përbën një paralajmërim historik për ish kreun e ekzekutivit që shënoi një fitore dërrmuese elektorale më pak se katër vjet më parë, por më pas e pa karrierën e tij politike të shembej në vazhdën e një serie skandalesh.

“Përbuzja ishte edhe më e rëndë për shkak se u krye nga vetë Kryeministri, anëtari më i lartë i qeverisë”, theksohet në raport.

“Nuk ka asnjë precedent që një kryetar qeverie të ketë mashtruar qëllimisht më parë Dhomën e Përfaqësuesve”, nënvizohet më tej.

Vetë Johnson që dha dorëheqjen si ligjvënës pak ditë më parë, pohoi se kishte “marrë një letër nga Komiteti i Privilegjeve duke e bërë të qartë – për habinë time – siç deklaroi ai, se janë të vendosur të përdorin procedurat kundër meje për të më dëbuar nga Parlamenti.

Johnson e quajti komitetin që e hetonte atë, i cili ka anëtarë si nga qeveria ashtu edhe nga partitë opozitare, një “gjykatë të paligjshme”.

“Ata kanë dashur që në fillim të më shpallin fajtor, pavarësisht nga faktet”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA