Dosja e SPAK për AKSHI/ Karamuço në Top Story: Nuk ka asnjë provë që lidh rrëmbimin e Meçes me Agasin
22/12 23:29
Pronari i një lokali në Shkodër po ndiqet penalisht nga policia pasi shqetësoi banorët me muzikë të lartë.
Policia njofton se ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, për E. Ç., 30 vjeç, banues në lagje ‘’Perash’’, Shkodër, pasi në lokalin në pronësi të tij, kishte vënë muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel