Një kirurg plastik në Kolorado u shpall fajtor pasi u akuzua për tentativë vrasjeje nga pakujdesia.
Ai ka pritur më shumë se pesë orë për të thirrur policinë, kur një paciente adoleshente pësoi një arrest kardiak gjatë operacionit.
Zemra e adoleshentes 19-vjeçare Emmalyn Nguyen ndaloi së punuari gjatë një operacioni për përmirësimin e gjoksit në gusht të 2019.
Gjendja e vajzës së sapo diplomuar u përkeqësua 15 minuta sapo u fut në anestezi. Mjekët i kryen CPR dhe Kim nuk lejoi që ata të njoftonin 911 për më shumë se pesë orësh.
“Ata e lënë vajzën në sallën e operacionit për 5 orë e gjysmë dhe nuk telefonuan urgjencën. Nëna e tij ishte e ulur në dhomën e pritjes, pa e ditur se çfarë po ndodhte”, tha avokati i Nguyen, David Woodruff për KDVR në 2022.
Nguyen u ringjall në tryezën e operacionit, por pësoi dëmtime të rënda të trurit. Ajo përfundoi në koma për 14 muaj, duke bërë përparime të ngadalta, përpara se të zhvillonte pneumoni dhe të vdiste në tetor të 2020.
Një hetim mbi operacionin e dështuar u hap menjëherë dhe u lëshuan dhjetëra intervista dhe urdhra kërkimi që zgjatën dy vjet..
Kirurgu plastik edhe infermierja i paguanin 1 milion dollarë familjes së Nguyen. Kim, i cili ka ende licencën e tij, përballet me burgim me kusht deri në tre vjet. Dënimi i tij është caktuar të jepet më 8 shtator.
Top Channel