Një 40-vjeçar nga Kruja i cili ishte shpallur në kërkim për transportim të emigrantëve në mënyrë të paligjshme, është vënë në pranga nga policia.
Arrestimi i 40-vjeçarit F. Rr, banues në Dukagjin, Krujë është bërë i mundur në një lokal në Fushë-Krujë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Në korrik të vitit të kaluar 40-vjeçari ka qenë duke transportuar shtetas nga vendet e treta, me një automjet tip “Ford”. Pasi është vënë re nga policia në hyrje të qytetit të Shkodrës, ai nuk i është bindur urdhrave të tyre për të ndaluar, por është larguar dhe më pas ka braktisur automjetin.
40-vjeçari i është dorëzuar DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel