Ekstradohet nga Greqia Olsi Leka i akuzuar për ekzekutimin e Nezir dhe Gentian Beqirit, babë e bir, në Elbasan, vrasje e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në vitin 2012.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët grek, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin dhe vendosjen e tyre para drejtësisë, ka arrestuar Jorgo Leku alias Olsi Leka alias Giorgio Lekou në Athinë.

44-vjeçari u arrestua pasi GJKKO lëshoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e krimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Në vitin 2012, 44-vjeçari, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, vranë me armë zjarri shtetasin Nezir Beqiri dhe të birin e tij Aridan Meta alias Gentian Beqiri.

Jorgo Leku është pjesë e grupit te Çapjave, dhe pikërisht për këtë arsye vrau babë e bir në Elbasan. Ngjarja ndodhi në lagjen “Çlirimi”, teksa Gentian Beqiri ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpie”.

Por si rrodhën ngjarjet?

Gjithçka nisi pas vrasjes së Sokol Çapjas në Elbasan, më 26 dhjetor të vitit 2005. Gentian Beqiri bashkë me të atin dyshoheshin si autorët e vrasjes së Sokol Çapjas.

Në 26 dhjetor të vitit 2005, në një lokal pranë universitetit të Elbasanit, tre persona qëlluan ndaj Sokol Çapjas. Autorët pasi hynë në lokal iu kërkuan të klientëve që të shtriheshin ndërsa iu drejtuan Sokol Çapjes dhe e plagosën atë, i cili më pas vdiq në spital. Të dyshuar për këtë krim, policia arrestoi Armand Hasanin, kunati i Fadil Memës Dritan Shemen, si dhe Gentian Beqirin, i njohur edhe me emrin Ardian Meta.

Vrasja e Gentian Beqirit dhe babit të tij, Nezirit ndodhi në vitin 2012. Ky i fundit ishte i njohur edhe si një nga miqtë e ngushtë të Fadil Memës. Për këtë krim, policia arrestoi Arben Jaçen dhe Florenc Çapjen, ndërsa u shpallë në kërkim ndërkombëtar Jorgo Leka – i ekstraduar sot drejt Tiranës. Edhe në këtë rast ashtu si në rastin e Rexhepit, personat u lanë të lirë për mungesë provash.

Jaçe pretendoi se gjithçka ishte një inskenim pa asnjë prove ndaj tij. Ndërsa Bardhi në dëshmi ka deklaruar se bashkë me Lekun qëlluan Gentian Beqirin. Më pas Jorgo Leku qëlloi edhe babain e tij, Nezirin. Vrasja u krye me sende të forta si dhunë fizike dhe mbytje me jastëk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA