30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike do të jenë gati të ofrojnë shërbim shëndetësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror.
Ministrja Ogerta Manastirliu tha se sistemi shëndetësor do të jetë në gatishmëri përgjatë gjithë sezonit
“Nga sot, hapen 30 qendra shëndetësore verore, në zonat turistike bregdetare dhe malore , për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror.”– tha Manastirliu.
Qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug, në bregdet, por edhe në zonat malore, ku gjithashtu numri dhe fluksi i turistëve dhe i pushuesve rritet, hapen çdo 15 Qershor, deri në fund të sezonit turistik.
Këtë vit është shtuar edhe një qendër e re shëndetësore verore në Spille.
Në veri funksionojnë 8 qendra shëndetësore, nga të cilat katër janë në zonat turistike malore të Valbonës, Razëms, Tamarës dhe Thethit ndërkohë katër të tjera në plazhet Velipojë, Rrjollë, dhe Shëngjin e Tale në Lezhë.
Në Durrës funksionojnë 5 qendra shëndetësore, në Kavajë funksionojnë qendrat 24 orëshe në plazhet Golem dhe Mali i Robit. Kurse në Jug janë gjithsej 14 qendra shëndetësore.
Top Channel