Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e opozitës për shpalljen antikushtetues të vendimit për ndërtimet pa leje

15/06/2023 17:14

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar këtë të enjte kërkesën e opozitës për shpalljen si antikushtetues të vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave për ndërtimet pa leje. 

Partia Demokratike kërkoi shfuqizimin e VKM-së për konfiskimin e ndërtimeve pa leje pasi sipas tyre cenon të drejtën e pronës.

Me rrëzimin e kërkesës së PD-së nga Kushtetuesja, mbetet në fuqi VKM për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

Sipas VKM-së pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe në këtë mënyrë u legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit, në të kundërt ndërtimet do të sekuestrohen. Pas këtij vendimi ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi: Asnjë surprizë! Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e ka shpallur Edi Rama më 15.12.2022, ku kërkoi nga GJK të mos lajthisë dhe e sfidoi hapur duke paralajmëruar moszbatimin e çdo vendimi të ndryshëm. Për fat të keq Gjykata Kushtetuese nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij! VKM-ja që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës: Burg për qytetarët e thjeshtë, amnisti dhe legalizim për oligarkët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA