Kryesia e Partisë Demokratike, që u mblodh me kërkesë të 1/5 së anëtarëve të saj këtë të enjte, ka vendosur që në 20 qershor të mblidhet Këshilli Kombëtar.
Në mbledhjen që do të nisë në orën 12:00, do të miratohen anëtarët e Komisionit Zgjedhor, që sot u emëruan nga kryesia e partisë.
Mbledhja e KK do të hapet nga anëtari me i vjetër i Këshillit dhe njofton grupin drejtues të punimeve me përbërje anëtarët e Këshillit Kombëtar: Flutura Açka, Kreshik Çollaku dhe Arbi Agalliu, thuhet në deklaratën për shtyp të selisë blu.
Ndërkohë, deri në 20 qershor, secili kandidat mund të paraqesë kërkesën dhe më pas, në datat 24 qershor deri në 27 do të zhvillohet fushata elektorale për kreun e ri të partisë. Data e zgjedhjeve është caktuar 29 korriku.
Top Channel