Në fund të këtij muaji zgjidhen shefat që do të drejtojnë shërbimet mjekësore në pesë spitalet Universitare në Tiranë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, shërbimi i Traumës , Spitali “ Shefqet Ndroqi” dhe në dy maternitete të Tiranës.

Tanimë ka dalë lista e plotë që do të jetë në garë, pas skualifikimit të disa emrave qe sipas komisionit nuk përmbushnin kriteret. Por edhe ata kanë të drejtën e ankimimit brenda shtatë ditëve.

Tanimë kandidatët e përzgjedhur për të marrë pjesë në garë për shërbimet në QSUT do të japin intervistat në datën 26 qershor , 27 qershor  ndërsa në 29 qershor do të japin intervista kandidatët për shërbimet në dy maternitete dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe ato të Traumës.

Intervistat do të jenë prezantim 15 minuta me vizionin e gjithsecilit për të drejtuar shërbimin. Për shërbimet kryesore në QSUT ka nga një kandidat të vetëm çka do të thotë se gara për ta është formale, pasi janë fitues.

Kështu për shërbimin e kardiologjisë 2 kandidon i vetëm Alban Dibra, në kardiokirurgji Altin Veshti, në kirurgjinë vaskulare Sokol Xhepa, në mjekësinë Interne Margarita Gjata, në shërbimin e Urgjencës Edmond Zaimi, në Urologji Rezeart Xhani, kirurgji e përgjithshme, Arben Gjata, shërbimi i Neruologjisë Jera Kruja, shërbimi urgjencës në pediatri Numila Kushenka, në shërbimin Infektiv Najda Çomo.

Ndërkohë që në garë për shërbimin e Endokrinologjisë është drejtuesi aktual  Agron Yllin përballë Florian Toti. Në Shërbimin e Onkologjisë garon Helidon Nina, kurse në Dermatologji Monika Fida garon përballë Ermira Vasilit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA