Berisha akuzon Ramën për mbështetje ndaj Serbisë, Braçe i revoltuar: Kosova duhet të të shpallte ‘Non grata’

15/06/2023 13:40

Sali Berisha ka vijuar me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend sa i përket situatës në veri të Kosovës.

Në fjalën e tij në seancën plenare, Berisha tha se Rama me paraqitjen e draftit për asociacionin ndërhyri në punët e brendshme të Kosovës për të shpëtuar veten nga hetimi i dosjes Mc Gonigal.

Në dialogun Kosovë  dhe Serbi, Shqipëria mban anën e Kosovës, por Rama mban anën e Vuçiç. Pasi dështoi me Ballkanin e Hapur Rama dhe Vuçiç që donin të instalonin hegjemoninë serbe në rajon. Paraqitja që bëri me projektin e asociacionit ishte ndërhyrja më brutale në çështjen më delikate në punët e brendshme të Kosovës. Akt antikombëtar, antishqiptar. Si vasal anuloi takimin me Kosovën sepse ajo nuk pranoi të diskutojë draftin e marrë nga sirtarët e Vuçiç. Provokoi dhe përkeqësoi më tej dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.  E bëri sepse korriku po vjen dhe ai është në hetim të hapur për aferën Mc Gonigal”- tha Berisha.

Kësaj deklarate iu përgjigj me tone të ashpra deputeti i PS-Erion Braçe, i cili tha se Berisha ishte ai që theu embargon e naftës duke furnizuar Serbinë e Millosheviçit në kohën e luftës. Braçe tha se nëse ka një shtet që duhej të shpallte non grata Berishën, është vetëm Kosova.

Ky këtu, në emër të cilit janë bërë edhe rrëfime të turpshme e të neveritshme si rrëfimi si pasoi dëshminë të qartë të kthjellët të pastër në thyerjen embargos e që vijoi në Shqipëri me argumentin se po i çonim karburant Kosovës që të kalonte dimrin. Karburanti po i shkonte përmes Millosheviçit. Fakt është që SHBA kanë shpallur non grata Berishën për një mori arsyesh të ditura e të bëra publike. Nëse do kishte një vend që duhej ta shpallte Berishën non grata ai duhej të ishte Kosova dhe vetëm për këtë akt. Për thyerjen embargos përkundrejt Serbisë të Milloeshviçit“, tha Braçe. a

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA