Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur sot nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria ka qenë dhe është gjithmonë pranë popullit të Kosovës, e nga ana tjetër si shtet anëtar i NATO-s duhet të jetë në një linjë me aleancën euro-atlantike.

Balla ka theksuar se ndjen keqardhje që ende në sallën e Parlamentit ka politikanë që nuk duan t’ia dinë as për Shqipërinë e as për Kosovën, por e përdorin atë për të gjuajtur Kryeministrin, për të gjuajtur qeverinë dhe për të keqpërdorur Shqipërinë.

“Është keqardhje e madhe që kemi në këtë sallë ende politikanë që frymëzohen nga të tjerë syresh e as nuk duan t’ia dinë për Kosovën, as për Shqipërinë, por e duan Kosovën dhe Shqipërinë vetëm për t’u stërhumbur përsëri këtu mes nesh për debatin politik të ditës, për ta përdorur Kosovën tonë të dashur mish për top, për të gjuajtur Kryeministrin, për të gjuajtur qeverinë dhe për të keqpërdorur Shqipërinë. Shqipëria nuk ka asnjë dyshim, të paktën sa kohë kemi qenë në qeverisje dhe vazhdojmë të jemi në qeverisje, është pranë popullit të Kosovës, pranë interesave të Kosovës si shtet i pavarur e sovran”-tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA