Anija e mbytur në Kalamata, tronditëse dëshmia e të mbijetuarve: Kishte 100 fëmijë…

15/06/2023 09:33

Deri më tani janë gjetur 78 emigrantë të vdekur nga mbytja e anijes në Kalamata dhe 104 të tjerë janë shpëtuar.

Por tragjedia vazhdon ende, sipas dëshmive të mbijetuar, në pjesën e fundit të anijes ndodhesh rreth 100  fëmijë. Këto deklarata të mbijetuarit i kanë bërë tek mjekët në spitalin e Kalamatës, ku ata po kurohen.

Mjeku kardiolog, drejtor i Klinikës së Kardiologjisë të Spitalit të Kalamatës tha se deri më tani po trajtohen 30 emigrantë dhe gjendja e tyre është relativisht e mirë.

“Problemet e tyre janë nën kontroll. Disa kanë pneumoni, disa të tjerë kanë paralizë totale, disa të tjerë kanë probleme të ndryshme sepse kanë marrë pneumoni aspirative. Problemet e tyre janë të pritshme. Kryesisht problemi i tyre psikologjik është problemi i madh dhe ajo që kërkojnë me ankth është të komunikojnë me të afërmit e tyre”, theksoi z.Makaris.

Ai i cilësoi si tronditëse mesazhet që merr në celularin e tij nga të afërmit që po kërkojnë në bordin e anijes së peshkimit. Disa i dërgojnë foto dhe i japin informacione duke e pyetur nëse e ka parë të afërmin që kërkojnë. Në të njëjtën kohë, ai merr telefonata të vazhdueshme nga numra të panjohur që telefonojnë nga vende si Siria dhe Pakistani, nga njerëz që shqetësohen për fatin e tyre. “Ata më kanë dërguar fotografi duke pyetur nëse i kemi parë”, tha mjeku.

“Anija kishte mjaft njerëz, sipas informacionit që i është dhënë rojeve bregdetare dhe policisë, fatkeqësisht kishte shumë persona të bllokuar. Brenda varkës ka pasur shumë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë”, theksoi Dimitris, vullnetar samaritan – shpëtimtar i Kryqit të Kuq Helen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA