Agresioni rus/ Aleatët do të dërgojnë 14 tanke të tjera “Leopard 2” në Ukrainë

15/06/2023 17:13

Aleatët Perëndimor do të dërgojnë 14 tanke të tjera luftarake “Leopard 2” në Ukrainë, raporton Handelsblatt.

Sipas të përditshmes së biznesit, burime të NATO-s kanë thënë se Danimarka dhe Holanda do të financonin automjetet e prodhimit gjerman.

Automjetet do të furnizohen dhe rinovohen nga grupi Rheinmetall, përpara se të dorëzohen deri në janar, raportoi gazeta.

Kontratat tashmë janë nënshkruar dhe qeveria gjermane është përfshirë pasi duhet të bjerë dakord për eksportin e automjeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA