Presidenti serb Aleksandër Vuçic takohet sot me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it në Beograd.

Sipas mediave vendase, kreu i shtetit serb do të diskutojë për situatën në veri të kosovës me zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Europian në Serbi.

Një ditë më parë, ai zhvilloi disa telefonata të gjata me tre senatorë amerikanë, Chris Murphy, Gene Shahin dhe Pete Ricketts po për të njëjtën cështje.

“Murpy, Shaheen dhe Ricketts i thanë presidentit Vuçiç se ata kërkojnë vetëpërmbajtje nga Serbia dhe thirrje për paqe sepse kjo është në interesin më të mirë të të gjithëve në Ballkanin Perëndimor”, u tha në njoftimin e Presidencës serbe.

Presidenti serb u përmendi senatorëve arrestimin e Millun Millenkovic- Llunes një ditë më parë si organiztor të sulmeve kundër KFOR-it, duke e cilësuar një provokim dhe një krim, pas të cilit sipas tij, qëndron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ngjyrimi që Vucic i dha situatës ishte se Kurti sipas tij, po “tenton të provokojë një luftë në zemër të Europës”, ndërsa Serbia po shfaqet si mbrojtëse e paqes.

“Serbia po bën gjithçka për të ruajtur paqen, por populli serb në Kosovë i është ekspozuar torturës dhe ndjekjes më të keqe në 15 vjetët e fundit”, mësohet të ketë thënë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA