Një person është vrarë në rrugën “C” në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete”, ka njoftuar Borovci.

Njësitë e policisë po punojnë për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në këtë rast.

“Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka shtuar Borovci.

Një makinë e djegur është gjetur rreth dy kilometra larg vendit ku u vra një person në Prishtinë. Perimetri rreth makinës, e cila gjendet afër Lagjes së Spitalit, është rrethuar me shirit nga Policia e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA