Dy shqiptarë që mbërritën në aeroportin e Hanoverit, dhe që u prezantuan si çift grek ishin starti i një hetimi të gjatë që zbuloi se rrugët për t’u larguar në Angli nuk janë vetëm gomonet dhe kamionët, por edhe pasaportat e falsifikuara.
Në dosjen që iu tregua Top Channel thuhet se O.N., dhe K.L., të hetuar nga gjermanët u përcollët autoriteteve në Shqipëri së bashku me provat ku përmendet se një i afërm i tyre kontaktoi me falsifikuesin i cili ofroi udhëtim të garantuar.
“Pasaportat janë me chip”, shkroi falsifikuesi, “dhe kalon krejt kontrollet”.
Kur policia mbërriti në banesën e njërit prej të dyshuarve, sekuestroi në hyrje të portës tabelën që shkruante ‘transport ekspres Bathore-Angli.
Ata komunikuan sipas prokurorisë me numra serbë për të shmangur përgjimet, ndërkohë që nuk ishin të kujdesshëm për detajet që i ofronin në Tik Tok.
Ky version iu shpjegua gjykatës nga prokurori Bledar Valikaj , i cili tha në seancën me dyer të mbyllura se për të identifikuar Mariglen Hotin dhe Shkëlqim Hoxhën, u fut në lojë një agjent i infiltruar që bleu pasaportë false. Bashkëpunëtori i drejtësisë që lidhi marrëveshje me prokurorinë e Tiranës diskutoi me falsifikatorët për blerë paketë kartën italiae, kartën shëndetësore, patentën dhe pasaportën. Për të treja çmimi ishte 1500 euro.
Gjykata i la nën arrest me burg të arrestuarit, ndërkohë që nuk ka zbuluar ende ku gjendet laboratori.
Top Channel