Prokuroria e Posaçme SPAK ka lëshuar disa urdhër arreste për persona të akuzuar për grup kriminal.

Me emrin dhe simbolin e një marke veshjesh sipër saj, policia e Tiranës gjatë një operacioni pranë fshatit Marikaj sekuestroi 1.1 kilogram kokainë shumë të pastër me origjinë nga Amerika Latine dhe arrestoi 5 anëtarët e një grupi kriminal që kryesohej nga Ergest Nexhipi dhe Brajan Lala.

Hetimet për zbulimin e këtij grupi kriminal kishin nisur që në dhjetor të vitit të kaluar kur policia e Tiranës kishte rënë në gjurme të Erges Nexhipit dhe Brajan Lalës që konsiderohen kryetarë të këtij grupi kriminal.

Ata kishin lidhje me grosistë në Durrës nga ku siguronin kilogramë me kokainë të pastër që më pas ua jepnin shpërndarësve në kryeqytet për ta shitur në doza të vogla.

3 të arrestuarit e tjera Mario Dema, Ledio Gashi dhe  Ergi Saliu gjenin lidhje ne tiranë me shpërndarës të cilët tregun e kokainës e kishin gjetur në baret dhe clubet e natës që frekuentohen shumë nga të rinjtë kryesisht në zonën e bllokut.

I përfshirë në këtë grup kriminal ishte dhe një 34 vjeçar I cili mundi ti shpëtojë arrestimit. Ai kishte rolin e vëzhguesit dhe ndiqte rrugën e kokainës kur ajo transportohej nga Durrësi në Tiranë.

Policia po thellon hetimet për të vënë në pranga personat që furnizonin me kilogramë kokainë 5 të rinjtë por edhe shpërndarësit që përfitonin kokainën prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA