Tre persona, mes të cilëve dy vëllezër, janë arrestuar në Kavajë pasi rrëmbyen dhe dhunuan një 22-vjeçar sepse pretendonin se i kishte mashtruar për të shitur një automjet me vlerë 4000 euro.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kishin hequr lirinë për disa minuta 22-vjeçarit, dhe e kishin dhunuar atë, kanë nisur hetimin e çështjes.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u bë kapja dhe arrestimi i vëllezërve Kristi dhe Enea Dilo, 32 vjeç dhe 34 vjeç, banues në Tiranë, si dhe Renaldo Shala, 25 vjeç, banues në Durrës.
Po ashtu, blutë e Kavajës kanë vënë në pranga edhe 22-vjeçarin Xhuljano Diko, pasi akuzohet se mashtroi Renaldo Shalën për t’i shitur automjetin 4000 euro, të cilin e kishte marrë me qira nga vëllezërit Dilo.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua automjeti për të cilin dyshohet se ka mashtruar Xhuljano Diko.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel