Për pamundësinë e zhvillimit të mbledhjes mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë analisti Ben Andoni për Top Channel tha se vendimi i kryeministrit Edi Rama ishte i sforcuar.
“Vendimi i zotit Rama është vendim i sforcuar. Megjithatë, zoti Rama është një faktor politik i pjekur dhe këtë e ka në një pjesë të një mesazhi që po jep nga BE për të ardhmen. Gjithsesi, dje zoti Rama u kujdes jashtëzakonisht për të thënë se dera e Kosovës është hapur për çfarëdo lloj mase që do të ketë mbi Kosovën. Duket që tani ka një asimetri shumë të madhe të qëndrimit të Tiranës me Prishtinën. Përsëri vazhdoj të them që veprimi Tiranës është pak i nxituar”.
Por, përse kryeministri Rama paralajmëroi atë se çfarë pritet të vendosë bashkësia euroatlantike?
“Dhe aktor më të mirë se Tirana për ta bërë këtë, nuk mund ta bënte askush. Është zgjedhur zoti Rama, e para për këtë lloj qasje të BE-s ndaj dialogut. E dyta se është një aktor që gjithnjë e do protagonizmin dhe e treta në këtë moment është i vetmi për t’i treguar Kosovës direkt se me çfarë është gati të përballet. Më vjen keq ta them, por autoritetet kosovare akoma nuk po e kuptojnë se çfarë po i pret”.
Ben Andon bën këtë parashikim se çfarë e pret Kosovën në një ardhme të afërt.
“Unë parashikoj që Kosova të ketë zgjedhje të parakohshme të përgjithshme përveç zgjedhjeve lokale që patjetër do të bëhen në Veri. Në këtë sens, aktorët politik të Kosovës dhe po ta ndjekësh ligjërimin e zotit Kurti është në fakt ligjërim elektoral. Sovraniter në çdo cep të Kosovës etj etj. Edhe zonja Osmani megjithëse ka një formacion jo të fortë politik por që bën numrat, besoj që kjo është një tregues për ti thënë Vetëvendosjes se pa atë nuk ka çfarë bën”.
Top Channel