Dërrasa sërfi të mbushura me drogë gati për tu dërguar në Europë është zbulimi më i fundit i autoriteteve në Urugai.

Ministria e Brendshme publikoi foto ku tregoheshin vendet ku ishte fshehur kokaina me burim nga Amerika Latine.

“Sot janë tre persona të arrestuar në Evropë, një me kërkesë ekstradimi dhe u arrestua më 11 në Itali në bazë të koordinimit me policinë italiane, dhe dy ndodhen në Portugali. Në lidhje me hetimin është në proces të plotë. Ne kemi nevojë gjithashtu për homologun që do të japin autoritetet e huaja që po hetojnë rastin dhe ka një analizë të vazhdueshme të inteligjencës së këtij grupi”, tha Juan Rodriguez Reina-Drejtor i Hetimeve të Policisë Kombëtare.

Ende nuk dihet se në cilën nga shtetet e Europës do të dorëzohej droga dhe se kush është furnizuesi kryesor.

Gjetja u bë pas një operacioni ndërkombëtar kundër lëndëve narkotike, me bashkëpunim të policisë së Uruguait, Spanjës, Portugalisë dhe Italisë.

Autoritetet kanë sekuestruar deri më tani gjashtë dërrasa sërfi të mbushura me kokainë. Tashmë ato janë në nën mbikëqyrjen e Brigadës Antidrogë të Policisë Kombëtare të Uruguait.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA