Rreth 841 rrënjë kanabisi janë asgjësuar në veri, Shkodër, Vaun e Dejës dhe në Malësi të Madhe.

Gjatë kontrollit masiv të territorit dhe më dronë, në të gjithë qarkun e Shkodrës janë evidentuar dhe goditur 5 raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Rrënjët e kanabisit janë asgjësuar me anë të djegies përveç një pjese të vogël që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore për njërin nga rastet, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e njërit prej autorëve të dyshuar, F. P., 58 vjeç, banues në fshatin Vig, Vau i Dejës. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA