Nesër kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta përpara Tre persona mbetën të plagosur rëndë në Bulqizë, pas një aksidenti, ndërsa dy prej tyre po dërgohen me helikopter.
Shoferja S.D. duke drejtuar automjetin e saj ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe për pasojë ka goditur dy mjete të tjera.
Të plagosur mbetën dy kalimtarë dhe një drejtues automjeti, të identifikuar si I.Gj., S.Gj., dhe H.L..
Bulqizë/informacion paraprak
Në qytet të vjetër, Bulqizë, shtetasja S.D., duke drejtuar automjetin e saj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur 2 automjete të tjera. Për pasojë kanë mbetur të lënduar shtetasit I.Gj., S.Gj., dhe H.L., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Drejtuesja e automjetit shtetasja S.D., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel