Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 30 vite burg për Xhulio Hoxhën i arrestuar për vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit në vitin 2020 në Elbasan .

Ndërsa për Euglen Halilajn SPAK i kërkoi gjykatës dënimin me 12 vite heqje lirie, për shkak se ka bashkëpunuar me prokurorinë për të zbardhur ngjarjet.

Mbi Hoxhën dhe Halilin rëndojnë akuzat për vrasjen e Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan dhe vrasjes së Rigels Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan.

Në të dy krimet, sipas SPAK ata kanë bashkëvepruar dhe me të tjerë persona, janë nën hetim për bashkëpunim si “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Për rastin e vrasjes së Rigels Runaj, Hoxha dhe Euglen Halili, dyshohet se masakruan me thikë 23-vjeçarin, në afërsi të varrezave të qytetit, duke e qëlluar plot 27 herë.

Ndërsa në vrasjen e Emiljano Ramazanit, nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës. Po nga hetimet rezulton se dy të rinjtë, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA