Artistët e grafitit në Gaza kanë pikturuar murale në mbetjet e shtëpive të shkatërruara nga një sulm raketor izraelit gjatë luftimeve.
“Pushtimi vret fëmijët” është motoja e të gjitha organizimeve që po bëhen, përfshirë pjesë të raketave izraelite të shpërthyera që u vendosën në tavolina për t’u ekspozuar.
Në njërën prej mureve artistët përshkruanin një grua që mbante djalin e saj. Në një tjetër një djalë është pikturuar me lot në sy. Pjesa tjetër tregon një vajzë, e parë nga një pasqyrë, duke krehur flokët e saj.
Të gjitha këto grafite përmbajnë mesazhe për realitetin që përballen banorët vendas në qytetin e Deir al-Balah.
“Vizatimet përshkruajnë skenën aktuale të asaj që ndodhi. Megjithatë, mund të të mos përcjellë plotësisht panikun dhe frikën që përjetuan ata persona, një sprovë që pati një ndikim të qëndrueshëm në jetën e tyre”, Eyad Abu Obid-pronar i dëmtuar i shtëpisë.
Gaza, shtëpia e 2.3 milionë banorëve dhe e sunduar nga grupi islamik Hamas, është e bllokuar nga Izraeli dhe Egjipti.
Në maj, Izraeli nisi një fushatë kundër komandantëve të grupit militant të Xhihadit Islamik, të cilët tha se kishin planifikuar sulme në Izrael. Si kundërpërgjigje, grupi i mbështetur nga Irani lëshoi më shumë se 1000 raketa, duke i dërguar izraelitët të ikin në strehimoret e bombave.
Izraeli vrau gjashtë komandantë të lartë të Xhihadit Islamik dhe tha se shkatërroi një numër instalimesh ushtarake. Pesëmbëdhjetë civilë palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë gjithashtu pas raketave që u hodhën drejt tyre.
Top Channel