Piloti i mbijeton mrekullisht rrëzimit të avionit me kokë-poshtë në brigjet e Uellsit (fotot)

13/06/2023 18:27

Një pilot i ka mbijetuar një aksidenti ajror edhe pse avioni i tij u rrëzua me kokë poshtë në detin e brigjeve në jug të Uellsit.

Mëngjesin e sotëm avioni i lehtë kishte dhënë një sinjal emergjence duke bërë që grupe emergjence të afroheshin në zonë.

Vendasit thanë se më herët kishin parë avionin e lyer me të kuqe e të bardhë duke fluturuar pranë Seabank Hotel. Por ata shtonin se kishin dëgjuar motorin e tij që nuk punonte si duhet, dhe më pas e panë të përplasej në det.

Por dëshmitari Terry Sinnett tha se pas përplasjes kishte parë pilotin të ecte, teksa çuditërisht kishte arritur të shpëtonte.

Sinnett shtonte se pilotit më pas i ishte dhënë ndihma nga shërbimet e emergjencës.

Megjithese avioni ishte rrëzuar i përmbysur, piloti konsiderohet me fat pasi kishte shmangur shkëmbinjtë e shumtë të gjirit.

“Avioni që u rrëzua dallohej lehtë nga larg prej ngjyrës së fortë të kuqe, ai kaloi sipër meje dhe shkëmbinjve”, thotë dëshmitari.

“Disa sekonda më vonë dëgjoja motorin e tij që ngecte, derisa zhurma e tij u shua fare dhe avioni vijoi rënien drejt ujit.

“Kur shkova në vend avioni kishte hundën në ujë dhe bishtin e ngritur në ajër”.

Zyrtarët e shpëtimit konfirmonin se piloti kishte shpëtuar pasi kishte rënë në ujë me avionin e tij. “Ne jemi të përgatitur për çdo eventualitet por ishin të lehtësuar që erdhën në vendngjarje dhe panë që piloti mund të shpëtohej thuajse i palënduar”, tha ata.

FOTO GALERI
1/5
Një pilot i ka mbijetuar një aksidenti ajror edhe pse avioni i tij u rrëzua me kokë poshtë në detin e brigjeve në jug të Uellsit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA