Qeveria ka dorëzuar në parlament projektligjin për marrëveshje bashkëpunimi mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë.

Marrëveshja e bashkëpunimit mes dy vendeve mësohet se ka në fokus luftën kundër krimit të organizuar.

Pak javë më parë një delegacion i lartë nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Arabisë Saudite, vizitoi Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Vizita u krye për nënshkrimin e një marrëveshjes bilaterale për bashkëpunimin kundër krimit të organizuar, marrëveshje e cila do të mundësojë që Policia e Shtetit shqiptar të ketë ura të qendrueshme bashkëpunimi edhe me Arabinë Saudite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA