Lëviznin me shpejtësi të lartë, 118 leje drejtimi të pezulluara në 72 orët e fundit! 2457 masa administrative

13/06/2023 16:28

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Njësinë e Policisë Rrugore për sigurinë rrugore në Autostradën Milot-Morinë, Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore dhe Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, kanë vijuar monitorimet edhe gjatë natës, për të ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Si rezultat i monitorimeve me mjete inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, vetëm gjatë 72 orëve janë pezulluar gjithsej 118 leje drejtimi, nga të cilat:

88 leje drejtimi janë pezulluar për qarkullim me shpejtësi deri në 174 km/h;

19 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim mjeti, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur;

11 leje drejtimi janë pezulluar për qarkullim në sens të kundërt.

-12 drejtues mjetesh të arrestuar, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Po ashtu, janë vendosur 2457 masa administrative: për shpejtësi mbi normën e lejuar; për shpejtësi dhe përdorim celulari; për shpejtësi dhe mosvënie të rripit të sigurimit; për shpejtësi, përdorim celulari dhe mosvënie të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të automjetit; për parakalime të gabuara dhe mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Nga monitorimet me Poliscan, gjatë orëve të vona të natës janë konstatuar shpejtësi nga 150 km/h deri në 174 km/h, në zona ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h. Monitorimi me mjetet inteligjente vijon në të gjitha rrugët e vendit.

“Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore. Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”- thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA