Gruaja ‘e vdekur’ merr sërish frymë në arkivol, tronditen të afërmit gjatë funeralit

13/06/2023 09:22

Familjarët dhe të afërmit e një gruaje e cila ishte shpallur e vdekur nga mjeku, janë tronditur kur panë atë të merrte frymë brenda në arkivol.

Bella Montoya, 76 vjeç nga Ekuadori, u deklarua e vdekur javën e kaluar. Të afërmit e saj treguan se e kishin vendosur brenda arkivolit për disa orë që njerëzit t’i bënin nderimet e fundit. Ajo filloi të merrte frymë rëndë dhe njerëzit u grumbulluan rreth saj të habitur. Mjekët e kanë marrë me barelë dhe e kanë kthyer sërish në spital, në kujdesin intensiv, ndërsa Ministria e Shëndetësisë së Ekuadorit ka krijuar një komitet për të hetuar incidentin.

Ajo më herët kishte përfunduar në spital pas një arresti kardio-respirator dhe nuk iu përgjigj përpjekjeve për ta ringjallur. Më pas mjeku kujdestar konfirmoi vdekjen e saj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA