Publikohet sërish në rrjetet sociale testi i maturës, kësaj here i matematikës, vetëm 20 minuta pasi maturantët janë futur në provim.

Teza e matematikës është publikuar në rrjetet sociale nga portali ‘Studentët Denoncojnë’.

Sipas rregullores së re, provimet po zhvillohen në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi do të monitorohet me kamera.

Duket se nxënësit kanë mundur të marrin telefonin celular me vete në të treja provimet të zhvilluara deri më tani, histori kjo e përsëritur edhe nga vitet e kaluara.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA