Festa e “Shna Ndout”/ Pelegrinët qëndruan deri në mëngjesin e së martës pranë kishës në Laç

13/06/2023 12:28

Pas 13 të martave të shenjta shumë besimtarë besimeve të ndryshme iu drejtuan Kishës katolike të Shën Antonit të Padovas për të kremtuar mbylljen e peligrinazhit.

Me besimin se Zoti do t’i ndihmojë, shumë besimtar e kaluan natën jashtë në ambientet rreth kishës.

“Mu mbush mendja më dha kurajo vajza e axhës dhe erdhëm me iu lut Zotit”, tha një besimtare.

“Për këtë vend kemi dëgjuar që bën mrekulli dhe ne vijmë për dëshirat tona, për t’u lutur”, tha një tjetër besimtar.

“Kemi ardhur nga Vlora, është viti i pestë që vijmë këtu. Ndiej më shumë lumturi dhe krenari. Cfarëdo të kem në mendje mua ky vend ma zgjidh”, u shpreh besimtarja.

Mrekullitë e kishës së Shna Ndout, sipas besimtarëve, janë të shumta.

“Nëna ime më ka thënë për motrën e madhe, dy vjet më e madhe se unë, ka qenë shumë e sëmurë dhe kanë fjetur këtu, kur janë zgjuar vajza ka thënë: ‘O gjysh unë jam mirë, më jepni bukë se jam mirë'”, tregon një prej tyre.

12 dhe 13 qershori përkojnë me mbylljen e peligrinazhit 13 javor. Ritual fetar ky që mbyllet nga pelegrinët me ndezjen e qirinjve dhe lutjen e përhershme për një të nesërme më të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA