Tre punonjës të burgut të Peqinit janë pezulluar nga detyra, pas dyshimeve se kanë lejuar futjen e lëndëve narkotike në qeli kundrejt parave.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj
S.G me funksion punonjës i rolit të mesëm në IEVP Peqin, S.G me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin dhe Xh.B me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin.
Sipas hetimeve, në një kohë të gjatë dhe në periudha të ndryshme, kanë përfituar vlera monetare në këmbim të kalimit të lëndëve narkotike. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka dokumentuar të paktën tri raste të tilla.
Ndërkohë, burime për gazetaren Anila Hoxha thonë se nën hetim janë edhe disa punonjës të tjerë.
Top Channel