Instituti i Stokholmit për Kërkime Paqësore, paralajmëron me shqetëson se njerëzimi po i afrohet njërës prej periudhave më të rrezikshme të historisë së tij.
Raporti i fundit i SIPRI-t tregon se fuqitë bërthamore, po i forcojnë arsenalet e tyre. Një rritje të ndjeshme të armëve atomike operacionale ka pasur sidomos Kina.
“ SHBA, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Kina, India, Pakistani, Koreja e Veriut dhe Izraeli – vazhdojnë të modernizojnë arsenalet e tyre bërthamore, thuhet në raport. Nga fillimi i vitit 2022 deri në fillim të vitit 2023, niveli global i kokave bërthamore, sipas vlerësimeve të institutit prestigjoz është ulur për rreth 200 copë në aktualisht rreth 12.512.
Por nga ana tjetër, numri i armëve bërthamore operacionale u rrit me 86 copë në rreth 9.576. Në kërkimin e tij, SIPRI bën dallimin midis rezervave operacionale dhe totale të armëve bërthamore. Shifra e përgjithshme përfshin edhe armë të vjetra bërthamore dhe ato të destinuara për çmontim dhe reduktim.
Rusia dhe SHBA mbajnë rreth 2.000 koka bërthamore në gatishmëri. Ato mbahen të montuara në raketa ose në bazat e forcave ajrore së bashku me bombarduesit. Sipas studiuesve të paqes, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara së bashku zotërojnë pothuajse 90 për qind të të gjitha armëve bërthamore. Arsenalet e tyre mbetën të qëndrueshme gjatë vitit 2022, megjithëse transparenca u ul ndjeshëm pas fillimit të luftës kundër Ukrainës.
Edhe qeveria britanike në vitin 2022 nuk e shpalli publikisht numrin e armëve bërthamore që disponon. Drejtori i SIPRI Smith theksoi se sasia në rritje nuk mund të shpjegohen me luftën në Ukrainë, sepse tani nevojitet më shumë kohë për të zhvilluar koka të reja. Përveç kësaj, vendet me rritjen më të madhe të armëve bërthamore nuk u prekën drejtpërdrejt nga lufta.
Rritja më e madhe – 60 koka të reja bërthamore – u regjistrua nga Kina, e cila rriti rezervat e saj të mbushjeve bërthamore nga 350 në 410. Ajo u pasua nga Rusia (12), Pakistani (5), Koreja e Veriut (5) dhe India (4). . Studiuesit e SIPRI presin që arsenali bërthamor i Kinës do të vazhdojë të rritet dhe se deri në fund të dekadës, vendi mund të ketë të paktën po aq raketa balistike ndërkontinentale sa SHBA ose Rusia.
Top Channel