SPAK kërkoi 84 vite burgim në total për 15 të dyshuarit e inceneratori të Fierit, për të cilët nëse gjenden fajtore do të aplikohet zbritja e 1 të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Për kompanitë nën akuzë u kërkua pezullimi i aktivitetit të tyre, ndërkohë që SPAK pranoi pushimin e hetimeve për Enver Sheshin i cili ndërroi jetë në burg dhe ndaj të cilit u pranua se ishte shkelur parimi i gjësë së gjykuar.
Me akuzat që i rëndojnë si ish ministër i mjedisit ato të shpërdorimit të detyrës, pastrimit të parave dhe korrupsionit, Lefter Koka e priti në burg edhe pretencën e dytë ku kërkohet 10 vjen burgim. Ndryshe nga sa kishte urdhëruar gjyqtari paraprak për të konsideruar akuzat ndaj ish sekretarit të përgjithshëm Alqi Bllako, SPAK finalizoi të njëjtin qëndrim kundër tij, dhe deklaroi kërkesën me 7 vjet burg pavarësisht se akuza e korrupsionit të funksionarit publik u zhbë gjatë një seancë paraprake, që sipas ligjit është filtri kryesor ku vlerësohet një fashikull hetimor përpara se palët të ballafaqohen në gjykim.
Edhe për Klodian zoton SPAK mbajti të njëjtin qëndrim për akuzat duke kërkuar shpalljen fajtor të tij dhe dënimin me 12 vjet heqje lirie.
Por insistimi i SPAK me akuzat fillestare ët dorëzuara më herët u pritën me të njëjtën kundërshti edhe nga avokatët e Alqi Bllakos, Arben Dervishajt dhe Klodian Zotos.
“Është një qëndrim jo ligjor jo në përputhje me kodin e procedurës penale dhe një qëndrim kushtetues. Unë e kam deklaruar disa herë që SPAK vepron jo në përputhje me kodin e procedurës penale duke dëmtuar interesat e qytetarëve. Në opinionin tim nëse Gjykata nuk mban një qëndrim korrekt në raport me kërkesën e organit procedural, gjykata e seancës paraprake del jashtë lojë“- tha Sokol Hazizaj avokat i Bllakos.
“Gjykata që bën korigjimin e këtyre e urdhëroi prokurorin ta bënte këtë korigjim dhe ashtu ndodhi. Në lidhje me Alqi Bllakon, Zoton e Derishajn u korigjuan akuzat sepse duhej të ishin sipas ligjit ndërkohë që sot vjen prokurori pa një dispozitë referuese thotë që do i riqëndroj akuzave të para.”– tha Sokol Adian Leka avokat i Klodian Zotos.
“Në situatën siç paraqitet, prokurori po e fut çështjen në një proces të parregullt ligjor”- tha Bled Dervishi avokat i Arben Dervishajt.
Gjykata la afat deri në datën 19 për të rikonsideruar qëndrimet.
Top Channel