Tashmë “Muzeu i Emigracionit” do të rihapet pas pak ditësh për vizitorët në Paris, ku në fokus mbetet historia e përbashkët.
Muzeu i inauguruar zyrtarisht më 6 qershor, do të hapet për publikun e gjerë më 17 qershor. Ai është rreth 1800 metra katrorë ekspozitë, 80% e punimeve të së cilës janë rinovuar që nga mbyllja në dhjetor 2020.
“Zgjedhja që u bë dhjetë vjet pas hapjes së muzeut, do të rimendonte historinë e emigracionit në Francë nga një këndvështrim historik, duke filluar me datat kryesore në historinë franceze. Do të shohim momentet kyçe të historisë së emigracionit, vendin që kanë pasur të huajt dhe mënyrën se si ata kanë formësuar historinë e Francës”, tha Constance Rivière, Drejtoresha e Palais de la Porte dorée.
Si e formuan emigrantët shoqërinë franceze? Kjo është në thelb pyetja së cilës propozon t’i përgjigjet muzeu i emigracionit, i cili duhet të rihapë dyert pas tre vitesh mbyllje, i ridizajnuar tërësisht rreth kësaj ” historie të përbashkët”.
Për të treguar më mirë infuzionin gradual të emigrimit në të gjitha sferat e shoqërisë, ekspozita e përhershme do të ndjekë një sekuencë kronologjike, bazuar në njëmbëdhjetë data kryesore, nga viti 1685 deri në ditët e sotme.
Vizitorët do të mund të shohin fotot e kampeve, disa nga momentet më të rëndësimesh të emigrantëve dhe shumë të dhëna demografike nga studimet e fundit, të postuara në mure.
Top Channel