Raporti i Partisë Socialiste me drejtësinë! Rama: Jemi krenarë, i kemi hyrë detit në këmbë me reformën

12/06/2023 20:02

Kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama ka komentuar raportin e Partisë Socialiste me drejtësinë.

Në fjalën e tij në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, Rama u shpreh krenar për mbështetjen, që sipas tij, i kanë dhënë reformës në drejtësi.

“Raporti i kësaj partie me drejtësinë! Ky raport në fakt ka nisur me burgosjen e liderit të partisë. Ka vazhduar me shtrirjen e dorës së të burgosurit në drejtim të burgosësit.

Është zhvilluar më pas si një raport respekti për pavarësinë e gjyqësorit, edhe si një raport me plagë të hapura nga gjyqësori i produkt kundër nesh. Kujtojmë kur ishte si vegël e kundërshtarëve që e përdorën kundër nesh”.

Sipas Ramës, PS-ja është e vetmja forcë politike që nuk ka vrarë e burgosur njerëz për arsye politike.

“Kjo parti i hyri në këmbë atij deti që asnjë forcë më parë se kishte marrë. Është e vetmja parti në pushtetit që as ka vrarë, as ka burgosur, as ka rrahur njeri për arsye politike në të gjitha vitet që ka drejtuar. Asnjë parti tjetër, që nga 1912 nuk e ka bërë dot. Kjo duhet të ketë një arsye. Ka një arsye pse edhe këtë e kemi ndryshe nga të tjetër.

Kjo periudhë e pushtetit është e para në historinë e Shqipërisë”.

Duke theksuar se “i kemi hyrë detit në këmbë”, Rama tha se drejtësia e barabartë për të gjithë do të arrihet gjatë qeverisjes socialiste.

“Falë nesh, falë kësaj partie, falë reformës në drejtësi të shumicës qeverisëse, do të jetë e para Shqipëri me drejtësi të barabartë për të gjithë. Falë kësaj familje që feston sot, familjes së fëmijëve tanë… nuk do të kenë më asnjë nga andrrallat që duhet të heqim edhe për ca kohë. Mos e harroni që ky është deti që ne i kemi hyrë në këmbë për të ndërruar kursin e një historie qindra vjeçare shkëputjeje nga Perëndimi”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA